Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka marrë një tjetër dënim nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s. FSHF-ja të enjten njoftoi se ka pranuar dënimin e tretë nga UEFA me vlerë prej 86 mijë e 500 euro. Dënimin e rëndë e ka marrë pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së tetë të Evropianit kundër Spanjës.
Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Spanjës u zhvillua të hënën në Dusseldorf.
Siç ka njoftuar FSHF-ja, ndëshkimi është pasojë e problemeve të shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.
Për ndezje të fishekzjarrëve, FSHF-ja u dënua me 8 mijë e 500 euro. 25 mijë euro u dënua për transmetim të mesazheve të papërshtatshme për ngjarje sportive, 45 mijë euro për hedhje të sendeve dhe me 8 mijë euro për hyrje në fushë.
UEFA më herët e gjobiti me 37 mijë e 375 euro për incidentet në ndeshjen ndaj Italisë dhe 47 mijë euro për ndeshjen ndaj Kroacisë.
Edhe
UEFA dënon sërish Shqipërinë
UEFA dënoi edhe Mirlind Dakun me dy ndeshje.
LEXO EDHE: