Federata e Futbollit e Shqipërisë është gjobitur me 41 mijë e 250 euro nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-së për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozët shqiptarë në ndeshjet Ukrainë – Shqipëri e luajtur më 7 shtator dhe Shqipëri – Gjeorgji e zhvilluar më 10 shtator. FSHF-ja është gjobitur me 18 mijë euro për bllokimin e shkallëve të stadiumit “Air Albania”, 4.750 euro për hedhjen e sendeve në fushë dhe 12.500 euro për fishkëllimin e himnit gjeorgjian.
Ndërkohë për pushtim të fushës nga shikuesit në ndeshjen ndaj Ukrainës, FSHF-ja është dënuar me 6.000 euro.
“Të mbyllë procedurat disiplinore karshi Federatës, lidhur me dyshimet se ndeshja nisi me vonesë për shkak të FSHF-së”, shkruan ndër të tjera në vendimet e publikuara nga FSHF-ja.
-
Serbia gjobitet rëndë për shkeljet në ndeshjen me Shqipërinë
-
FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë
-
Dënimi ndaj Shqipërisë 161 mijë franga, ndaj Serbisë përgjysmë më pak
-
FIFA godet Serbinë: 80 mijë franga dhe më pak shikues me Shqipërinë
-
Edhe Partizani gjobitet për banerin “Kosova është Serbi”