Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lojtarët e Bashakshehirit braktisin fushën në Paris, akuzojnë arbitrin e katërt për racizëm

Lojtarët e klubit turk Istanbul Bashakshehir kanë braktisur fushën në ndeshjen e Grupit H të Ligës së Kampionëve në Paris kundër Paris Saint-Germainit sonte, pasi një anëtar i stafit është përjashtuar me karton të kuq, raporton Reuters.

Kartoni i kuq nxiti protesta nga klubi mysafir.

Ndihmës-trajneri Pierre Achille Webo u ndëshkua me të kuq në minutën e 16-të dhe lojtarët dhe stafi i Istanbul Bashakshehirit u larguan nga fusha pas afro 10 minuta diskutim me referin rumun Ovidiu Hategan. Është raportuar se gjyqtari i katërt ka përdorur fjalë raciste ndaj ndihmëstrajnerit Webo. 

Me lojtarët e klubit turk janë solidarizuar edhe ata të PSG-së që po ashtu e kanë lëshuar fushën. 

Në faqen e vet në Twitter, Bashakshehir, ka postuar slloganin e UEFA-s, "Jo Racizmit". 

Edhe Nisin hetimet për gjyqtarët e akuzuar për racizëm në ndeshjen PSG-Istanbul Bashakshehir Sport Nisin hetimet për gjyqtarët e akuzuar për racizëm në ndeshjen PSG-Istanbul Bashakshehir

Lojtarët e Parisit kanë shprehur gatishmërinë të kthehen në fushë, por ata të Bashakshehirit nuk kanë dhënë përgjigje. Duhet pritur deri në ora 22:00.