Trajneri i Chelseat, Liam Rosenior, ka treguar se sulmuesi Pedro Neto i ka kërkuar falje skuadrës për kartonin e kuq ndaj Arsenalit.
Neto u përjashtua nga loja pas dy kartonëve të verdhë në fitoren 2:1 të Arsenalit ndaj Chelseat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRosenior ka kërkuar nga futbollistët që të jenë më të kujdesshëm në aspektin e kartonëve.
“Duhet të përmirësohemi menjëherë. Detyra ime është të krijoj një kulturë përgjegjësie, ku nëse bën një gabim duhet të pranoni atë dhe të siguroheni që të mos ndodhë përsëri. Por duhet të pranosh gabimin që ke bërë në fillim. Pedro Neto i ka kërkuar falje ekipit. Do të na mungojë në ndeshjen e ardhshme. Duhet të shoh përmirësim në sjellje. Por nuk është vetëm ai, kemi pasur kartonë për kundërshtime dhe faulle të panevojshme. Nëse duam të përmirësohemi dhe të arrijmë aty ku duam, duhet tani të bëjmë një hap për të siguruar që kjo të mos ndodhë përsëri”, u shpreh Rosenior, shkruan të hënën “BBC”.
Chelsea është duke luftuar që ta sigurojë një pozitë që edicionin e ardhshëm dërgon në garat evropiane. Pas 28 xhirove të luajtura ka 45 pikë dhe e zë vendin e gjashtë.