Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fyerjet raciste të gjyqtarit Coltescu, UEFA nis hetimet

UEFA ka nisur hetimet ndaj gjyqtarit rumun Sebastian Coltescu, i cili është akuzuar për racizëm.

Në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet PSG-së dhe Istanbul Basaksehirit gjyqtari i katërt Coltescu raportohet se ka bërë komente raciste kundrejt ndihmëstrajnerit Pierre Webo në ndeshjen e së martës.

Për shkak të kësaj lojtarët e të dy ekipeve e lëshuan fushën në shenjë proteste dhe ndeshja nuk rinisi, transmeton KOHA.

Ndeshja pritet të përfundojë të mërkurën, me një ekip të ri të gjyqtarëve.