Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bën bujë reagimi i Demba Bas ndaj gjyqtarit që akuzohet për racizëm në Ligën e Kampionëve

Skena të pazakonta kanë mbizotëruar në Paris të martën në mbrëmje, pasi një anëtar i stafit të trajnerëve të Bashakshehirit akuzoi gjyqtarin e katërt se e fyeu në baza racore në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germainit.

Lojtarët e të dy skuadrave u larguan nga fusha si përgjigje ndaj komenteve të gjyqtarit, për të cilin kanë thënë se ka përdorur shprehjen “ky personi i zi”.

Reagimi i ish-sulmuesit të Newcastlet dhe Chelseat, Demba Ba, “pushtoi” rrjetin social Twitter.

“Ju kurrë nuk thoni: ‘Ky i bardhi’. Përse kur flisni për një person të zi ju duhet të thoni ky i ziu”, dëgjohet teksa Ba në reagimin ndaj gjyqtarit.

Reagimi i tij u përkrah nga tifozët e futbollit, ndërsa UEFA njoftoi pas takimit se ndeshja do të vazhdojë të mërkurën.