Pas Endrit Krasniqit dhe Gledi Micit, skuadra e Prishtinës ka vazhduar kontratën edhe me portierin Ardit Nika.
“Bardhekaltrit” e zyrtarizuan vazhdimin e kontratës së tij të premten mbrëma. Ai do të jetë pjesë e Prishtinës edhe për dy vitet e ardhshme.
“Vendosa të vazhdoj me Prishtinën për arsye se Prishtina është klubi më i madh në shqiptari. Kjo është zgjedhje shumë e mirë për mua, për të ardhmen, pasi dihet se Prishtina është klub me traditë dhe më i trofeshmi në Kosovë. Trajneri Ismet Munishi është trajner i cili të jep vullnet, moral. Është i dëshmuar në futbollin e Kosovës edhe si lojtar edhe si trajner dhe shpresoj që së bashku t’i arrijmë objektivat e ekipit”, ka thënë Nika për faqen zyrtare të Prishtinës në “Facebook”.
Nika e ka fituar titullin e kampionit dhe trofeun e Superkupës së Kosovës.