Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neymari kalon Pelen në rekordin për gola të shënuar

Neymari e ka kaluar Pelen dhe është bërë golashënuesi më i mirë i Brazilit.

Ai shënoi dy herë në fitoren 5:1 përballë Bolivisë të shtunën.

31-vjeçari, i cili në kualifikimet për Kupën e Botës hyri me 77 gola të shënuar me fanellën braziliane, aq sa kishte Pele gjithsej, humbi penalltinë para se të realizonte dy herë në pjesën e dytë, në paraqitjen e 125-të.

“Nuk e kam imagjinuar asnjëherë këtë rekord. Nuk jam më i mirë i mirë se Pele apo se ndonjë lojtar tjetër”, ka thënë ai.

Marta ka shënuar 122 gola në 189 ndeshje për Brazilin në konkurrencën e femrave.

Edhe Goli i 77-të për Neymarin, barazon rekordin e Peles Sport Goli i 77-të për Neymarin, barazon rekordin e Peles

Pele, i cili vdiq në dhjetor në moshën 82-vjeçare, shënoi 77 gola në 92 paraqitje, prej vitit 1957 deri në vitin 1971.

Ai është vlerësuar si një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Neymari u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur iu bashkua PSG-së nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro.

Nga PSG-ja u transferua te skuadra Al-Hilal në Arabinë Saudite.

Edhe Neymar: Koha ime ka kaluar Futboll Neymar: Koha ime ka kaluar

Kualifikimet me fitore në Amerikën e Jugut i ka nisur edhe Uruguai që mposhti Kilin 3:1.

Uruguai udhëhiqet nga ish-trajneri i Leeds Unitedit, Marcelo Bielsa.