Brazili dhe Argjentina janë prej kandidatëve kryesorë për të triumfuar në Kupën e Botës në Katar.
Në një intervistë dhënë të mërkurën për mediumin “The Telegraph”, Neymar ka treguar për pritshmëritë në Botëror, ndërsa ka shtuar se e ka ngacmuar disa herë Messin se do të triumfojë me Brazilin në Kupë të Botës.
Neymari do të luajë në Kupën e Botës për herë të tretë dhe është 30-vjeçar, shumë më i pjekur se që ishte në vitet 2014 dhe 2018.
Neymar ka realizuar 75 gola në 121 paraqitje dhe ka vetëm dy gola më pak të shënuar sesa Pele që mban rekordin te përfaqësuesja braziliane.
“Natyrisht se të gjithë kanë shpresa për ta fituar Kupën e Botës. Ndonjëherë kemi bërë shaka dhe e kemi ngacmuar njëri-tjetrin. I kam thënë Messit se “unë” do të jem kampion dhe do ta mposht atë dhe kemi qeshur shumë”, ka thënë Neymar.
“Të luash përkrah tij dhe Kylian Mbappes është kënaqësi e jashtëzakonshme. Ata dy janë lojtarë të mëdhenj, ndërsa Messi prej kohësh konsiderohet si më i miri në botë”, ka deklaruar Neymar.