Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Botërori në Katar, mund të jetë i fundit për Neymarin

Futbollisti i Brazilit, Neymar

Sulmuesi brazilian Neymar ka lënë të kuptohet se Kupa e Botës në Katar mund të jetë e fundit në karrierën e tij.

“Do të luaj sikur të ishte i fundit. Unë flas me babin tim, ne gjithmonë flasim, që unë të luaj çdo ndeshje sikur të ishte e fundit, sepse nuk e dini se çfarë do të ndodhë nesër. Nuk mund të garantoj se do të luaj një tjetër Kupë të Botës. Sinqerisht nuk e di. Do të luaj sikur të ishte e fundit. Ndoshta do të luaj një tjetër, ndoshta jo. Mund të ketë ndryshime dhe trajneri i ri mund të mos më pëlqej”, ka thënë Neymar për portalin e Brazilit, “Globo”.

Neymar 30-vjeçar ishte pjesëmarrës me Brazilin në Botërorin e vitit 2018 dhe 2014.

Por ylli i PSG-së nuk ka fituar një titull të madh me përfaqësuesen braziliane të futbollit.