Tyrone Mings është objektivi i Newcastle Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas “The Mirror”, drejtuesit e Newcastlet e dëshirojnë me çdo kusht mbrojtësin anglez.
Madje, Newcastle do të dërgojë një ofertë fillestare prej 45 milionë euro në drejtim të Aston Villas për lojtarin.
Newcastle po e sheh Mingsin si përforcim ideal për fazën e mbrojtjes për edicionin e ri.
Mings ka qenë një ndër lojtarët kryesorë tek Aston Villa këtë edicion duke u vlerësuar lart për paraqitjet e tij.
29-vjeçari ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të trajnerit Steven Gerrard.
Artikuj të ngjashëm