Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa mbetet gjatë pa mbrojtësin Mings

Skuadra e Aston Villas ka mbetur për një periudhë të gjatë pa mbrojtësin Tyrone Mings.

Ekipi anglez, të hënën ka konfirmuar lëndimin e 30-vjeçarit, të cilin e pësoi në ndeshjen e parë të edicionit të ri kundër Neëcastle Unitedit.

Mings u lëndua në minutën e 30-të, ndërsa Aston Villa u mposht me rezultatin e thellë 5:1.

Në njoftimin e klubit, thuhet se Mings ka dëmtuar gjurin dhe pas kontrollimeve shtesë, është konfirmuar lëndimi i tij i rëndë.

Ai brenda kësaj jave do ti nënshtrohet operimit dhe do të mungojë për disa muaj, pasi procesi i rehabilitimit të tij thuhet se është i gjatë.

Mings është pjesë e Aston Villa prej vitit 2019 dhe edicionin e shkuar ishte ndër më të dalluarit në ekip.