Futboll

Humbja e parë e Cityt pas dy muajsh

Aston Villa

Manchester City ka pësuar humbje pas dy muajsh. 

Të dielën mbrëma, City pësoi disfatë 1:0 nga Aston Villa në ndeshjen e xhiros së nëntë të Premier Leagues. 

Supergolin e fitores e shënoi Matty Cash, në minutën e 19-të. Erling Haalandit iu anulua goli i minutës së 90-të për pozitë jashtë loje. 

Humbja e fundit e Cityt ishte më 31 gusht nga Brightoni në elitën angleze. Më pas kishte ecuri prej shtatë fitoreve e dy barazimeve në të gjitha garat. 

Për Aston Villan ishte fitorja e katërt e njëpasnjëshme në Premier League. 

Aston Villa ka 15 pikë pas nëntë ndeshjeve të luajtura. City mbetet në pozitën e katërt me 16 pikë.