Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle siguron Lopesin

Sulmuesi i krahut, Rony Lopes pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Newcastles në afatin kalimtar të janarit, kanë njoftuar të mërkurën mediumet angleze.

Bëhet e ditur se Lopes ka arritur marrëveshje me Newcastlen që tashmë ka nisur negociatat me Sevillan, transmeton “Koha Ditore”.

Ekipi anglez është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro dëmshpërblim për 23-vjeçarin që këtë edicion ka vetëm tri paraqitje te Sevilla.

Lopes ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024 dhe është reprezentues i Portugalisë. Ai ka qenë pjesë e ekipeve si Monaco, Lille e Manchester City.