Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle interesohet për Daviesin

Foto: Reuters

Newcastle Unitedi ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut, kanadezin Alphonso Davies, përcjell “Kicker” të mërkurën. Mësohet se ekipi anglez po synon transferimin e 22-vjeçarit në verë, ndonëse do të jetë vështirë për ta bindur Bayern Munichun në lirimin e tij.

Newcastle është i gatshëm të ofrojë mbi 60 milionë euro për Daviesin, i cili ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2025. Ai iu bashkua Bayernit në fillim të vitit 2019 dhe po vlerësohet ndër futbollistët më të talentuar në Evropë.

Në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon, Davies ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 6 asistime.

Artikuj të ngjashëm