Mbrojtësi Perr Schuurs pritet të largohet këtë verë nga Torino për ta vazhduar karrierë në kampionatin e Anglisë. “Calciomercato” ka shkruar të hënën se holandezi do t’i bashkohet skuadrës së Newcastle Unitedit.
Mësohet se Newcastle është favorit për transferimin e 23-vjeçarit, pasi ka ofruar 30 milionë euro. Te Torino janë të kënaqur me ofertën e ekipit anglez, ndërsa Schuurs është gati të transferohet në Premier League.
Ai verën e shkuar iu bashkua Torinos nga Ajaxi për 9 milionë euro, ndërsa ka treguar paraqitje të mira, ku në 29 ndeshje ka shënuar 1 gol dhe 2 asistime. Ai ka kontratë me Torinon deri në vitin 2026 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Artikuj të ngjashëm