Mbrojtësi Perr Schuurs pritet që sezonin e ardhshëm të luajë në Premier League. “The Sun” ka bërë të ditur të mërkurën se Liverpooli dhe Manchester Unitedi kanë shprehur interesim për holandezin, i cili është pjesë e skuadrës së Torinos.
Madje, mësohet se dy ekipet angleze kanë bërë ofertë zyrtare për 23-vjeçarin që këtë sezon po tregon paraqitje të mira në Serie A. Si Liverpooli ashtu edhe Unitedi, kanë ofruar 20 milionë euro për transferimin e tij në verë.
Schuurs ka kontratë me Torinon deri në vitin 2026 kurse këtë sezon ka 1 gol e dy asistime në të gjitha garat. Ai te Torino u transferua verën e shkuar nga Ajaxi.