Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli me ofertë për Ruedigerin

Skuadra e Liverpoolit i ka bërë ofertë zyrtare Real Madridit për mbrojtësin e Gjermanisë, Antonio Ruediger raporton “El Nacional” të mërkurën.

Liverpooli është i gatshëm të paguajë mbi 50 milionë euro për 30-vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2026.

Ruediger iu bashkua Realit në vitin 2022 si lojtar i lirë, ndërsa ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u kthyer në futbollin anglez.

Ai ka luajtur pesë edicione për Chelsean përpara se t'i bashkohet Real Madridit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Roma e Stuttgarti. Këtë edicion, Ruediger ka 28 paraqitje për Realin në të gjitha garat, ku ka kontribuar me dy gola dhe një asistim.