Newcastle United e ka eliminuar nga Kupa EFL, fituesin në fuqi të kësaj gare, Manchester Unitedin.
Në fakt ishte revansh i “bardhezinjve” të mërkurën mbrëma, pasi ka qenë Unitedi që në edicionin e fundit të Kupës së Ligës, mposhti në finale Newcastlen, 2:0.
Por në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”, Newcastle shkëlqeu dhe fitoi 3:0, për t’u kualifikuar në çerekfinale të garës.
Miguel Almiron në minutën e 28-të dhe Lewis Hall me gjuajtje të saktë në minutën e 36-të, shënuan për 2:0 në pjesën e parë për mysafirët.
Pas një ore lojë, rezultatin final 3:0 e vulosi Joe Willock.