Futboll

Fituesi në fuqi i Kupës EFL vazhdon rrugëtimin

Newcastle

Fituesi në fuqi i Kupës EFL, Newcastle, e ka vazhduar rrugëtimin të mërkurën mbrëma pasi e eliminoi Tottenhamin.

Newcastle fitoi 2:0 me golat e Fabian Scharit dhe Nick Woltemades.

Newcastle e mposhti Liverpoolin në finalen e edicionit të kaluar të kësaj gare. 

Liverpooli në këtë edicion u eliminua, por mbetet skuadra më e trofeshme me 10 trofe të kësaj gare.