Tottenhami dhe Newcastle janë dy skuadrat e mëdha angleze që nuk kanë lejuar befasi në Kupën EFL.
Të dyja skuadrat kanë avancuar në raundin e tretë të Kupës së Ligës.
Tottenhami e mposhti 5:1 skuadrën e Charltonit.
Mikey Moore, Dominic Solanke, Kevin Danso, Savinho dhe Ben Davies i shënuan golat e fitores. Savinho u transferua ditë më parë te skuadra londineze.
Ndërkohë, Newcastle e mposhti WBA-në, 3:2, me golat e Bazoumana Toures dhe dy të Harvey Barnesit. Tutje me fitore të thellë kaloi edhe Evertoni 4:0, që e eliminoi Prestonin.
Burnley i Armando Brojës u eliminua në penallti 4:3 nga Bradford City.