Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Newcastle arrin marrëveshje me PSG-në për N'Sokin

Foto: Getty Images

Newcastle dhe Paris Saint-Germain kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Stanley N’Soki, bëri të ditur “RMC” të dielën.

Newcastle do të paguajë 11 milionë euro dëmshpërblim për 20-vjeçarin, ndërsa po ashtu Parisi do të ketë edhe 20 për qind të shumës nga shitja e ardhshme e N'Sokit, transmeton “Koha Ditore”.

Deri te transferimi N'Soki ka mbetur të arrijë marrëveshje personale me klubin anglez e që pritet të ndodhë brenda javës së ardhshme.

Mbrojtësi i majtë ka kontratë me Parisin deri në verën e vitit 2021, ndërsa është produkt i akademisë së skuadrës kampione franceze.

Stinorin e kaluar ai luajti në 15 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa regjistroi dy asistime. Nga ato ndeshje, 12 ishin në Ligue 1. N'Soki është edhe pjesë e U-21 të Francës.