Newcastle United dhe Chelsea do të bëjnë garë të fortë për të transferuar francezin Rayan Cherki nga skuadra e Lyonit.
20-vjeçari ka treguar paraqitje të mëdha gjatë edicionit aktual. Ai me Lyonin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Nuk ka vendosur ende për vazhdim të kontratës, pasi synimi i tij është të paraqitet për ndonjë skuadër të madhe në Angli.
Ai në 25 ndeshje në Ligue 1 ka shënuar një gol dhe ka asistuar katër herë. Vlera e tij në tregun e transferimeve është 25 milionë euro.