Çuditërisht, shumica e pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes vendimtare të fazës grupore të Kupës së Botës kundër Serbisë, silleshin rreth një teme: shqiponja dykrerëshe. Një temë me të cilën është marrë prej muajsh drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami, shkruan “20min.ch”.
Për të parandaluar një shfaqje të ngjashme si ai i katër vjetëve më parë në Kupën e Botës në Rusi, përfaqësuesit e dy Federatave u takuan në maj. Disa javë më parë, Tami foli edhe për ndalimin e shqiponjës dykrerëshe. Por, tani pak ditë para ndeshjes së shumëpritur kundër Serbisë, te Zvicra janë lodhur me këtë temë.
“Dua të flas për futbollin jo për politikën”, u tha Tami gazetarëve të martën pasdite, duke iu referuar festës së dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit pas shënimit të golave ndaj Serbisë të cilën Zvicra e pati fituar katër vjet më parë 2:1. Xhaka e Shaqiri gjatë festës formuan me duar shqiponjën dykrerëshe që është simbol i shqiptarëve. Fokusi i ekipit është ekzluzivisht te sporti. Dukej pak më ndryshe vetëm disa javë më parë. Tami ka shpjeguar në detaje për mediat për synimet që kishte vënë vetes për turneun në Katar.
“Nuk duhet të ketë fjalë, gjeste apo sjellje në përgjithësi që provokojnë të tjerët. Kur festojmë, është për të treguar gëzimin tonë, kjo është e rëndësishme”, ka thënë drejtori i përfaqësueses helvetike, pozicioni i të cilit u krijua vetëm pas Kupës së Botës në Rusi.
Tami vazhdon tutje duke thënë se nuk dëshiron të bëhet i njëjti gabim. Ai gjithashtu donte të fliste përsëri me lojtarët për këtë temë para ndeshjes për të rritur ndërgjegjësimin. Tami refuzon të tregojë temën për të cilën ka folur me lojtarët.
“Ne jemi këtu për të bërë histori”, shtoi zvicerani.
-
Zvicra ua ndalon shqiptarëve festimin me shqiponjë në Botëror
-
Shqiponja e Xhakës sërish bëhet temë në Zvicër
-
Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë
-
Lichsteiner nuk e sheh gabim festimin me “shqiponjë” në ndeshjen kundër Serbisë më 2018
-
AP: Rikthehet ndeshja e nxehtë e Zvicrës me Serbinë