Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lichsteiner nuk e sheh gabim festimin me “shqiponjë” në ndeshjen kundër Serbisë më 2018

Ish-kapiteni i Zvicrës, Stephan Lichtsteiner, nuk e vlerëson gabim festimin që kishte bërë me Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin në ndeshjen e Botërorit 2018 kundër Serbisë.

Të tre kishin festuar me shqiponjën dykrenore, ndërsa Zvicra triumfoi 2:1 me golat e Xhakës dhe Shaqirit.

Lichtsteiner për gazetën zvicerane “Blick”, ka thënë se Xhaka e Shaqiri ishin dashur të duronin shumë armiqësi para dhe gjatë lojës me Serbinë katër vjet më parë.

“Nga pikëpamja njerëzire ishte e kuptueshme që ata do të ‘rrëmbeheshin’ nga shqiponja dykrenore. Askush nuk dëshiron të përjetojë atë se çfarë përjetuan ata më pas. Unë gjithmonë kam treguar solidaritet për shokët e mi, dhe nuk kam qenë kapiten vetëm në momente të mira. Ne ishim 1:0 në disavantazh pas pjesës së parë fal Yann Sommerit, të gjithë në zhveshtore ishin të pakënaqur. Kur arritëm t’i përmbysnim gjërat, ishte tepër emocionale, edhe nga pikëpamja sportive. Atmosfera në tribuna më pas bëri pjesën tjetër. Në retrospektivë, mund të ketë qenë e tepërt, por sot e kësaj dite nuk do ta quaja gabim”, ka thënë Lichtsteiner.

Të premten Zvicra përballet sërish me Serbinë. Kësaj radhe në ndeshjen e fundit të grupit në Botërorin 2022 në Katar. I duhet rezultat pozitiv për të kaluar tutje.

Lichtsteiner ka thënë se Përfaqësuesja mund ta jap përgjigjen më të mirë me një fitore në fushë.

Edhe Festa me shqiponjë e trajnerit dhe kapitenit të Baselit në Rusi Futboll Festa me shqiponjë e trajnerit dhe kapitenit të Baselit në Rusi

“Ky kishte qenë fokusi ynë edhe në vitin 2018”, tha Lichtsteiner.

Para ndeshjes me Serbinë ka pasur provokime ndaj Shaqirit e Xhakës nga gazetarët serbë.