Në Gjilan, Klinë e Prishtinë luhen sot tri ndeshjet e para të xhiros së gjashtë të Ipko Superligës.
Drita luan në shtëpi ndaj Trepçës ’89, për të marrë trepikëshin që do t’ia mundësonte rrëmbimin e kreut të tabelës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Klinë, Dukagjini është vendës i Feronikelit, në një sfidë që në letër i sheh mysafirët si favoritë, transmeton KP.
Dy ndeshjet luhen prej orës 15:00.
Ndërkohë sfida më interesante e ditës luhet në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina është nikoqire e Gjilanit.
IPKO SUPERLIGA
15:00 Drita – Trepça ’89
(Gjyqtarë: G. Nuza, F. Berisha, B. Selimaj, A. Halilaj)
15:00 Dukagjini – Feronikeli
(Gjyqtarë: B. Jahmurataj, L. Muhadri, A. Ejupi, B. Kasumi)
20:00 Prishtina – Gjilani
(Gjyqtarë: D. Caka, E. Zeqiri, S. Sekiraqa, S. Isufi).