Pas ndeshjes së djeshme mes Ballkanit dhe Gjilanit, sot luhen edhe katër ndeshje tjera në kuadër të javës së 16.
Ndeshja kryesore luhet në Gjilan, ku ballafaqohen dy ekipet që e duan titullin, Drita dhe Llapi.
Prishtina nuk do të ketë punë aspak të lehtë, pasi që pret në shtëpi Trepçën ’89.
Në kryeqytet luan edhe Feronikeli, që është mysafir në stadiumin “Xhemail Ibishi” të Flamurtarit.
Në program është edhe sfida tjetër mes Drenicës e Vushtrrisë që luhet në “Bajram Aliu”.
Të gjitha ndeshjes luhen në ora 13:00, vetëm ndeshja në mes të Prishtinës dhe Trepçës 89 luhet me fillim nga ora 14:00./kp
13:00 Drita – Llapi(Gjyqtarë: F. Tahiri, F. Berisha, B. Selimaj)
13:00 Flamurtari – Feronikeli(Gjyqtarë: S. Isufi, D. Preniqi, F. Abrashi)
13:00 Drenica – Vushtrria(Gjyqtarë: G. Shala, D. Preniqi, F. Abrashi)
14:00 Prishtina – Trepça ’89(Gjyqtarë: M. Bejtullahu, F. Jashari, E. Bicaj)