Fëmijë të panumërt nëpër botë ëndërrojnë të bëhen futbollistë profesionistë, ani pse nuk kanë asnjë lidhje me diçka apo dikë në këtë lojë.
Prandaj nuk është çudi nëse fëmijët e ish-lojtarëve yje të Premier Leagues të mundohen të arrijnë sukseset e prindërve të tyre.
Disa prej tyre kanë detyrë më të lehtë se të tjerët, me gjithë respektin për Frank Lampardin apo Alfie Haalandin. Por pjesa tjetër e fëmijëve do të kenë punë shumë të vështirë që t’i afrohen sukseseve që i kanë arritur baballarët e tyre.
Cristiano Ronaldo Jr.
Largimi i nxituar i Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi në nëntor pati pasoja të gjera për familjen e tij, dhe në veçanti për djalin e madh.
Ronaldo i riu ishte pjesë e Akademisë në “Old Trafford”, ndërsa karrierën e nisi në Akademinë e Juventusit, kur babai i tij ishte me kontratë te “zonja e vjetër”.
12-vjeçari tani po stërvitet me fëmijë që kanë dy vjet më shumë se ai, sipas mediumit “The Sun”, dhe ka impresionuar trajnerët në kompleksin “Mahd Academy” në Arabi Saudite.
Kai Rooney
“Mail Sport” kishte raportuar muajin e kaluar se djali i legjendës së Manchester Unitedit, Wayne Rooney, Kai, po shkëlqente në Akademinë e Unitedit. Edhe pse 13-vjeçar, tinejxheri kishte marrë vëmendjen dhe titujt kryesorë të mediave pasi kishte shënuar 56 gola. Ai ishte bashkëlojtar me djalin e Ronaldos.
Rooney është në rrugë të mirë për të pasur të ardhme të ndritur pasi tashmë ka siguruar marrëveshje sponsorizuese me kompaninë Puma.
Ajo që ka mbetur tani është detyra e vështirë, përballa me konkurrencën më të madhe në botë për të rinj.
James Carragher
James Carragher, i biri i legjendës së Liverpoolit, Jamies, e ka provuar futbollin profesionist këtë edicion me Oldham Athletic, në rangun e pestë të futbollit anglez “National League”.
20-vjeçari i kaloi gjashtë vjet në Akademinë e Liverpoolit, para se të lirohej në vitin 2017 dhe të nënshkruante për Wiganin.
Gjashtë vjet më vonë, qendërmbrojtësi ende nuk është paraqitur për klubin senior, Wiganin, pasi pati lëndim në gju. Pavarësisht se sezoni i tij përfundoi më herët, e ardhmja e tij mbetet e ndritur. Carragheri i ri ka vazhduar kontratën në janar me skuadrën e Wiganit, deri në vitin 2025.
Zach Giggs
Djali i Ryan Giggsit, Zach, së fundmi ka kompletuar transferimin te skuadra e inkuadruar në Premier League, Sheffield Unitedi, pas katër vjetësh të kaluar te të rinjtë e “djajve të kuq”.
16-vjeçari ka pasur prova të suksesshme dhe nënshkroi kontratën. Mund t’i ndjekë hapat e babait të tij dhe të luajë në elitën e futbollit anglez.
Giggsi i ri luan pak më prapa se babai i tij. Fillimisht luante në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa tani mund të luajë në çdo pozitë të mbrojtjes.
Tinejxheri debutoi në nivelin e të rinjve me shtetin e tij në shtator vitin e kaluar. Me Uellsin U17 humbi nga Franca U17.
Romeo Beckham
Romeo Beckham mund të jetë lojtari me shansin më të mirë për t’u paraqitur në elitë. 20-vjeçari iu bashkua skuadrës së Brentfordit B në muajin janar. Shënoi gol në fitoren 3:2 kundër Wealdstonet një muaj më vonë.
Transferimi në Londrën perëndimore i Beckhamit është në formë huazimi, pasi klubi që posedon kartonin e tij, Inter Miami, dëshiron ta kthejë sulmuesin në verë.
Trajneri i Brentford B, Neil MacFarlane, i ka thënë “Mail Sportit” se ai ka qenë i veçantë në grup.
Jordan Heskey
Harrojeni atë që është thënë për Beckham Jr, Jaden Heskey është ndoshta më i miri djalë që luan.
17-vjeçari është një prej talenteve më premtues në Akademinë e Manchester Cityt.
Në 12 paraqitje për skuadrën e tij si qendërsulmues, ai ka shënuar tri gola dhe ka dy asistime për nivelin U18. Heskey është djali i ish-sulmuesit të Liverpoolit, Emile, që kaloi katër edicione në “Anfield”.
Ish-reprezentuesi i Anglisë ka dy djem te të rinjtë e Cityt. Reigan luan sulmues për ekipin junior të “qytetarëve”.
Isaac Drogba
Djali i Didier Drogbas, Issac, e ka nisur karrierën te të rinjtë e Chelseat, ndërsa u transferua te Guingampi në vitin 2018.
Për fat të keq, për 22-vjeçarin gjërat nuk kanë shkuar sipas planit. Luajti pak për ekipin B të klubit francez, ndërsa për dy muaj ishte pjesë e skuadrës se kategorisë së katërt të Italisë, Caratese.
Sulmuesi së fundmi ishte pjesë e Academia Coimbra në Portugali, ndërsa për momentin nuk është i angazhuar te ndonjë skuadër.
Robbie Keane Jr.
Robbie Keane Jr. mund të jetë një tjetër fëmijë i një ish-ylli të Premier Leagues që mund të paraqitet në liga të mëdha.
I riu e ndihmoi skuadrën e tij Shamrock Rovers U14 të triumfojë në kupën “Hale End”, kundër kundërshtarëve si Aston Villa, Manchester City, Tottenham, Leicester dhe Arsenal.
Shaqueel van Persie
Shaqueel van Persie, djali i legjendës së Premier Leagues, Robin, është një tjetër fëmijë që mund t’i arrijë majat e futbollit.
Në moshën 16-vjeçare, sulmuesi ishte shfaqur me shumë pritshmëri te Feyenoordi U17. Në vitin 2022, ai luajti te Fenerbahçe, ku luajti babai i tij për herën e fundit.
Në Holandë, Van Persie ka shënuar pesë gola në shtatë paraqitje në këtë pranverë në ligën e grupmoshës U17. Ka pesë paraqitje për Holandën U17.
Harvey Neville
Harvey Neville iu bashkua babait të tij, Philit, në Valencia nga të rinjtë e Manchester Cityt në vitin 2015, para se t’i kalonte tre vjet te të rinjtë e Manchester Unitedit, dhe më pas të transferohej në Miami vitin e kaluar.
Njësoj si babai i tij, 20-vjeçari tek Inter Miami luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, por merr edhe rol si mesfushor qendror.
Neville ka 10 paraqitje për ekipin senior, që zë pozitën e fundit në Konferencën e Lindjes në ligën MLS.