Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Në Bundesligë veçohet dueli Bayern – Frankfurt

Ballafaqimi mes liderit të Bundesligës, Bayern Munichut, dhe skuadrës së vendit të katërt, Eintracht Frankfurtit, vlerësohet një prej ndeshjeve më të forta të xhiros së 18-të të Bundesligës.

Bayerni dhe Frankfurti takohen të shtunën nga ora 18:30. Te Frankfurti mund të jetë i pranishëm në portë sërish Diant Ramaj.

Pasi lëshoi pikë në dy ndeshje rresht që prej rikthimit nga pushimi dimëror, Bayerni mund të jetë në presion, pasi diferenca me përcjellësit është zvogëluar.

Bayerni është lider me 36 pikë. Frankfurti në vendin e katërt ka 31 pikë.

Frankfurti e nisi vitin duke e mposhtur Schalken, para se të barazonte me Freiburgun.

Edhe Bayernin e pret derbi në Leverkusen Futboll Bayernin e pret derbi në Leverkusen

Randal Kolo Muani te Frankfurti po kalon formë të mirë. Ai realizoi golin e gjashtë të sezonit, ndërsa ka edhe dhjetë asistime.

Megjithatë, Frankfurti nuk ka rezultat të mirë me bavarezët nga ndeshja e parë e sezonit. Bavarezët në ndeshjen hapëse të edicionit kishin fituar thellë, 6:1.

Union Berlini po kalon formë shumë të mirë në këtë edicion.

Të shtunën Unioni do të ballafaqohet me rivalin, Hertha Berlinin, nga ora 15:30.

Aktualisht, Union Berlini ka 33 pikë.

Edhe Gara e fortë për top-katërshe në Bundesligë Futboll Gara e fortë për top-katërshe në Bundesligë

Vëmendje e madhe do t’i kushtohet edhe takimit që Borussia Dortmundi e zhvillon në udhëtim te Bayer Leverkuseni. Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në orën 17:30, dhe e mbyll xhiron në elitën e futbollit gjerman.

Me Xabi Alonson si trajner të skuadrës, Leverkuseni është këndellur duke u ngjitur në vendin e tetë në renditje. Ndeshjen e fundit e fitoi 2:0 ndaj Bochumit. Ishte fitorja e pestë rresht në ligë.