Takimi mes skuadrës shqiptare të Malit të Zi, Deçiq, dhe Buduqnostit, është ndërprerë në minutën e 17-të të ndeshjes.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 23-të të elitës së futbollit malazez, ndërsa mysafirët ishin në epërsi prej një goli nga minuta e tretë e ndeshjes.
Në tribuna u panë hedhje të karrigeve dhe gjyqtari kryesor i ndeshjes vendosi ta ndërpresë takimin.
Deçiqi është skuadër nga Tuzi dhe është ekipi më i suksesshëm shqiptar në Mal të Zi.
Pas 22 ndeshjeve pozicionohet në vendin e tretë, me 36 pikë, dy pikë më pak se Buduqnosti.
— Avlijaner ?? (@mneromano) March 5, 2022
Artikuj të ngjashëm
-
Huliganët e Buduqnostit i fyen sërish shqiptarët, por klubi shqiptar po shkon drejt titullit në Mal të Zi
-
Skuadra shqiptare drejt titullit të kampionit në Mal të Zi
-
Deçiqi ndalet në rundin e parë kualifikues të Championsit
-
Ekipi shqiptar Deçiq kampion në Mal të Zi
-
Skuadra shqiptare merr kreun në Mal të Zi