Është ndërprerë kampionati i futbollit në Mal të Zi. Vendimin final e mori të martën Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të këtij vendi.
Janë ndërprerë të gjitha garat. Sipas njoftimit, rezultatet e deritashme do të vlerësohen finale. Kjo nënkupton se Buduqnosti i Podgoricës fiton titullin e kampionit. Në fakt Buduqnosti e kishte të sigurt titullin edhe para ndërprerjes.
Së fundi në Mal të Zi janë rritur rastet me koronavirus dhe për këtë arsye u ndërprenë garat.