Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli zbret kërkesën për Koulibalyn

Foto: Reuters

Skuadra e Napolit i ka ulur çmimin qendërmbrojtësit senegalez Kalidou Koulibaly, i cili pritet të largohet këtë verë.

“Il Matino” ka shkruar të enjten se Napoli për ta lënë të lirë Koulibalyn në fund të këtij edicioni po kërkon 45 milionë euro dëmshpërblim.

Koulibaly ishte pranë largimit nga Napoli verën e shkuar dhe në janar të këtij viti por kërkesat e larta të Napolit që insistonte për 100 milionë euro larguan të gjitha skuadrat që ishin të interesuara për transferimin e tij.

Koulibaly është i vendosur të largohet nga Napoli dhe klubi italian beson se me çmimin e ri, do të jetë në gjendje ta shesë qendërmbrojtësin.

29-vjeçari ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka 28 ndeshje të luajtura në të gjitha garat dhe një gol të shënuar.