Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli rrit ofertën për Lozanon

Pasi dështoi në transferimin e Nicolas Pepes, ekipi i Napolit ka rritur ofertën për shërbimet e sulmuesit të krahut, meksikanit Hirving Lozano.

Mediumet italiane kanë raportuar të enjten se Napoli ka ofruar 50 milionë euro dëmshpërblim, dhjetë milionë më shumë për ta bindur PSV Eindhovenin që të liroj 24-vjeçarin, transmeton Koha Ditore.

Lozano është i gatshëm të largohet nga ekipi holandez me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.

Ai para dy vjete iu bashkua PSV-s nga Pachuca për dhjetë milionë euro kurse edicionin e shkuar pati 21 gola e 12 asistime në 40 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm