Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli ofron 40 milionë euro për Lozanon

Skuadra e Napolit është një hap afër transferimit të Hirving Lozanos nga PSV Eindhoven.

Mediat në Holandë raportojnë se skuadra e Napolit ka ofruar 40 milionë euro për meksikanin, i cili me shumë gjasë, do të jetë përforcimi më i ri për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti, transmeton “Sporti në KTV”.

Napoli kishte synim kryesor James Rodriguezin, mirëpo kolumbiani do të qëndrojë në Madrid, me nënkampionin e Italisë që tani është shumë afër Lozanos.

24-vjeçari ishte një nga lojtarët kryesorë te PSV-ja, ku në edicionin e kaluar u paraqit në 40 ndeshje, duke realizuar 21 gola e 12 asistime.