Napoli më në fund ka arritur marrëveshje me PSV-në për transferimin e sulmuesit meksikan Hirving Lozano, bëri të ditur "Tuttomercatoweb" të enjten.
Napoli do të paguajë 42 milionë euro dëmshpërblim për Lozanon.
Pos marrëveshjes me PSV-në, skuadra italiane ka arritur edhe marrëveshje personale me Lozanon.
Kontrollet mjekësore futbollisti pritet t'i kryejë javën e ardhshme, pasi PSV ka ende disa çështje administrative për të zgjidhur me ish-skuadrën e Lozanos, Pachuca.
Po ashtu mësohet se Napoli duhet të zgjidh edhe detajet me Lozanon për çështjen e të drejtave të imazhit. Gjithsesi Lozano do të jetë shitje rekorde e PSV-së.