Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli pas Kiwiorit

Kampioni i Italisë, Napoli, po e rivalizon Milanin për shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, polakut Jakub Kiwior. “Calciomercato” shkruan se Napoli ka parakaluar Milanin në garën për 23-vjeçarin, pasi ka bërë ofertë për blerjen e plotë të tij.

Për dallim prej Napolit, Milani ka kërkuar Kiwiorin në huazim, ofertë kjo që nuk është marrë parasysh nga Arsenali.

Kiwior do të largohet në janar nga klubi anglez dhe mësohet se Napoli tashmë ka ofruar 25 milionë euro për kartonin e tij. Thuhet se marrëveshja mes klubeve në parim është arritur dhe pritet që Napoli ta bind Kiwiorin për ta vazhduar karrierën në Itali.

Kiwior ka vetëm 13 ndeshje të luajtura këtë edicion për Arsenalin, ekip të cilit iu bashkua në janar të këtij viti nga skuadra e Spezias.

Ai ka kontratë me klubin nga Londra deri në vitin 2028.