Sport

Milani, favorit për Kiwiorin

Mbrojtësi Jakub Kiwior pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Milanit në afatin kalimtar të janarit, ka bërë të ditur “Calciomercato” të mërkurën.

Mësohet se Milani ka marrëveshje në parim me futbollistin polak dhe është në negociata me Arsenalin për transferimin e tij. Ekipi italian po e kërkon huazimin e 23-vjeçarit me opsionin e blerjes në fund të edicionit për 20 milionë euro.

Kiwior nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe pritet të largohet nga skuadra e Arsenalit muajin e ardhshëm. Ai iu bashkua Arsenalit në fillim të këtij viti nga Spezia dhe këtë edicion ka regjistruar vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat për ekipin nga Londra.

Kiwior, i cili ka edhe 19 ndeshje të luajtura me Poloninë, ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2028.