Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali prezanton polakun Kiwior

Jakub Kiwior - Arsenal

Jakub Kiwior i është bashkuar Arsenalit nga Spezia. Mbrojtësi 22-vjeçar polak ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.

Mbrojtësi që ishte pjesë e Polonisë në Kupën e Botës në Katar ka luajtur 43 ndeshje për klubin italian.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i është gëzuar transferimit të Kiwiorit.

“Është mire që Jakubi po na bashkohet. Ai është një mbrojtës i ri që luan në pozita të ndryshme dhe ka treguar potencial dhe cilësi të mëdha me Spezian në Serie A si dhe në nivel ndërkombëtar me Poloninë”, ka thënë Arteta për faqen e klubit. Qendërmbrojtësi me Poloninë ka luajtur nëntë ndeshje.

Artikuj të ngjashëm