Mbrojtësi i Arsenalit, Jakub Kiwior pritet të jetë njëri prej përforcimeve të para të Juventusit në afatin kalimtar të janarit, ka shkruar “Calciomercato” të martën. Mësohet se Juventusi ka marrëveshje në parim me 23-vjeçarin dhe po negocion me Arsenalin për lirimin e tij.
Kiwior në janar do të largohet nga Arsenali, pasi nuk bën pjesë në planet e klubit nga Londra. Për ta lënë të lirë polakun, Arsenali po kërkon të paktën 20 milionë euro.
Kiwior këtë edicion ka vetëm 6 paraqitje në të gjitha garat për Arsenalin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.
Ai iu bashkua Arsenalit në janar të këtij viti nga Spezia për 25 milionë euro. Kiëior, i cili mund të luaj si qendërmbrojtës dhe mbrojtës krahu, ka edhe 17 ndeshje e 1 gol të shënuar për Poloninë.