Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli pa Kvaratskhelian ndaj Frosinones

Skuadra e Napolit do të jetë pa njërin prej lojtarëve kryesor në ndeshjen e parë të edicionit 2023/24 në Serie A, që e luan ndaj Napolit.

Mesfushori Kvicha Kvaratskhelia do të mungojë në këtë ndeshje që luhet të shtunën dhe nuk është përfshirë në listën e trajnerit Rudi Garcia.

Ai do të mungojë për shkak të ngarkesës në muskuj dhe për këtë arsye është lënë të pushoj, në mënyrë që të jetë i gatshëm prej xhiros së dytë.

Gjeorgjiani edicionin e shkuar ishte ndër më të merituarit që Napoli e fitoi titullin e kampionit të Italisë pas më shumë se tri dekadave.

21-vjeçari shënoi 12 gola dhe bëri 13 asistime në 34 ndeshje kampionale, duke u zgjedhur lojtari më i mirë në Serie A për edicionin 2022/23.