Skuadra e Napolit ka mbetur pa njërin prej lojtarëve kryesorë në këtë edicion. Mesfushori Kvicha Kvaratskhelia është lënduar dhe pritet t’i mungojë Napolit të paktën për dy ndeshjet e ardhshme.
Ai nuk ka stërvitur fare me ekipin të premten dhe nuk do të luajë farë në ndeshjen që Napoli e luan të dielën në udhëtim te Sampdoria.
Kvaratskhelia u lëndua në humbjen e Napolit nga Interi të mërkurën mbrëma dhe u detyrua të zëvendësohet në pjesën e dytë.
Ai pritet t’i mungojë ekipit edhe në derbin kundër Juventusit, që zhvillohet javën tjetër. 21-vjeçari iu bashkua Napolit para fillimit të këtij sezoni për t’u shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesorë.
Ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë dhjetë asistime në të gjitha garat për ekipin italian. Gjeorgjiani ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027.