Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli në “gjah” për portier

Napoli është në kërkim të një portieri që do ta zëvendësojë të larguarin Pepe Reina në drejtim të Milanit.

Emri që po përmendet së fundi është ai i portierit meksikan, Guillermo Ochoa, i cili mbron portën e skuadrës belge, Standart Liege.

Trajneri i ri i napolitanëve, Carlo Ancelotti, ka kërkuar që klubi të transferojë një portier me kualitet, që do ta mbrojë portën e Napolit për edicionin e ardhshëm, transmeton KTV.

Ochoa ka kontratë me belgët deri në verën e vitit 2019 dhe nankampioni i Italisë nuk do të duhet të shpenzojë shumë për ta sjellë në skuadër portierin meksikan.