Nënkampioni i Italisë, Napoli, ka mbetur pa portier pas largimit të Pepe Reinas në drejtim të Milanit.
Drejtuesit napolitanë janë vënë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm dhe synimi kryesor për italianët është gjermani Bernd Leno.
Sipas “Football-Italia”, drejtuesit e Napolit kanë filluar bisedimet me Bayer Leverkusenin për transferimin e gardianit të kombëtares gjermane.
Leno ka kontratë me “farmaceutikët” deri në verën e vitit 2020, ndërsa klauzola e tij kap shifrën e 28 milionë eurove.