Portieri gjerman Bernd Leno do të largohet nga skuadra e Arsenalit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediumet britanike kanë shkruar të mërkurën se krerët e klubit nga Londra tashmë e kanë nxjerrë në shitje portierin 29-vjeçar, i cili këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit në ekip përballë anglezit Aaron Ramsdale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër ta lënë të lirë Lenon, Arsenali po kërkon rreth 20 milionë euro dhe tashmë shumë skuadra të njohura të Evropës kanë shprehur interesim për transferimin e portierit gjerman.
Leno këtë sezon ka vetëm katër paraqitje me Arsenalin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.