Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benfica insiston për Lenon

Te Benfica janë të vendosur për ta transferuar portierin Bernd Leno gjatë afatit kalimtar të verës. “The Sun” bën të ditur se Benfica ka kohë që është në negociata me Arsenalin, pasi ekipi anglez nuk llogarit në portierin gjerman për sezonin tjetër.

Në fakt, Arsenali tashmë e ka nxjerrë në shitje Lenon dhe për kartonin e tij po kërkon dhjetë milionë euro. 30-vjeçari ka pasur minutazhë të limituar sezonin e fundit, duke regjistruar vetëm tetë paraqitje.

Ai ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Arsenalin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2018 nga Bayer Leverkuseni.