Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benfica interesohet për Lenon

Benfica është duke u interesuar për transferimin e portierit gjerman të Arsenalit, Bernd Leno, raporton “Correio da Manha”.

Roger Schmidt ka marrë së fundi drejtimin e Benficas, ndërsa më herët kishte punuar me Lenon te Bayer Leverkuseni.

Benfica mund ta transferojë Lenon këtë verë. Arsenali është i gatshëm të fitojë para nga shitja e Lenos, pasi rrezikon ta humbë atë pa dëmshpërblim verën e ardhshme.