Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fulhami siguron Lenon

Portieri Bernd Leno do të luajë në Premier League edhe sezonin e ri.

Leno do të jetë pjesë e skuadrës së Fulhamit, ka njoftuar “The Athletic” të hënën.

Bëhet e ditur se Fulhami ka arritur marrëveshje edhe me Arsenalin për transferimin e Lenos, që do të zyrtarizohet gjatë këtyre ditëve.

Për kartonin e Lenos, Fulhami do t’i paguajë Arsenalit dhjetë milionë euro.

Leno 30-vjeçar që është pjesë e futbollit anglez prej vitit 2018, me ekipin e ri do të firmosë kontratë trevjeçare.

Edhe Leno mbetet te Fulhami deri më 2027 Sport Leno mbetet te Fulhami deri më 2027

Te Fulhami po e shohin gjermanin si përforcim të duhur për portën.

Para se t’i bashkohej Arsenalit, Leno ka luajtur edhe te Bayer Leverkuseni e Stuttgarti.