Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leno kalon te Fulhami

Portieri gjerman, Bernd Leno i është bashkuar Fulhamit nga Arsenali.

30-vjeçari ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin e ri, me opsionin për 12 muaj tjerë shtesë.

Raportohet se transferimi i tij ka kushtuar rreth 10 milionë euro.

Leno tek Arsenali ishte transferuar në vitin 2018 nga Bayer Leverkuseni.