Portieri Bernd Leno ka rinovuar kontratën me Fulhamin dhe do të jetë pjesë e ekipit anglez edhe për një periudhë të gjatë. Me rinovimin e kontratës, Leno do të mbetet te Fulhami deri në vitin 2027, ndërsa ka opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.
Klubi anglez ka njoftuar se rinovimi i kontratës së portierit 31-vjeçar ka ardhur pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë edicion. Ai ka 16 paraqitje në Premier League, ndërsa Fulhamit iu bashkua vitin e shkuar nga skuadra e Arsenalit.
Po ashtu, Leno karrierë ka bërë edhe në Gjermani, ku ka qenë pjesë e skuadrave si Bayer Leverkusen e Stuttgart.
Artikuj të ngjashëm