Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Neto drejt Fulhamit

Portieri Neto, sipas të gjitha gjasave, karrierën do ta vazhdojë në Premier League. Ai pritet t’i bashkohet skuadrës së Fulhamit, e cila është në negociata me Barcelonën. Neto ka pranuar kushtet e ofruara nga Fulhami, që për kartonin e tij po ofron rreth tre milionë euro.

33-vjeçari ka kohë që ka kërkuar largimin nga Barcelona, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën që i ka ofruar klubi prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Valencia.

Neto ka kontratë me Barçën deri në vitin e ardhshëm, kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Juventusi e Fiorentina.